KSHZ: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbatimin e zgjedhjeve

Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të respektimit të afateve për zbatimin e zgjedhjeve, si dhe masat tekniko-organizative për parandalimin e parregullsive eventuale, kumtoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në pritje të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen të dielën.

Lupka Guguçevska e KSHZ-së në konferencë shtypi njoftoi se fletëvotimet dhe certifikatat e listës zgjedhore janë në fazën e përgatitjes për t’u shtypur dhe se do të dorëzohen në komisionet komunale zgjedhore në afatin e paraparë në Kodin Zgjedhor.

“Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat e listës zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi personale prej votuesve. Fotografitë janë në format si edhe letërnjoftimet apo dokumentet e udhëtimit të votuesve, ndërsa do të shërbejnë për identifikimin më të lehtë të votuesve, si dhe për eliminimin e keqpërdorimeve eventuale”, theksoi Guguçevska.

Vëzhguesit vendor dhe të huaj të cilët dëshirojnë ta ndjekin procesin zgjedhor kanë afat deri nesër të dorëzojnë kërkesa për autorizim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu