KSHZ: Nga 97 % të votave, “PËR” janë prononcuar 91,48% ndërsa “KUNDËR” 5,64% e votuesve

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga përpunimi i 97 për qind të të dhënave nga vendvotimet , “PËR” në pyetjen e referendumit janë prononcuar 91,48 për qind ose 604.669 e qytetarëve, “ndërsa “kundër” janë 5,64 për qind ose 37.283 vota. Fletëvotime të pavlefshme janë 2,99 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, në votim dolën 660.980 votues ose jehona në votime është 36,87 %.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski në pres konferencën e fundit tha se KSHZ-ja do të njoftojë rezultatet zyrtare në afatet e përcaktuara me Ligj nesër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu