Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë, ka njoftuar një ditë më parë se seanca për diskutimin dhe vendimmarrjen lidhur me ankesat nga parashtruesit e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të mbahet gjatë ditës së sotme më 15 dhjetor.
“Për kohën e saktë të mbajtjes së seancës KSHZ do të njoftojë në mënyrë shtesë përfaqësuesit e autorizuar,vëzhguesit e akredituar dhe mediat”, thuhet në njoftim. Ankesat janë bërë nga Lëvizja BESA për njësitë 2 dhe 6, për të fituar plus dy mandate deputetësh dhe LSDM për njësinë 6 për 1 mandat.