Ku do t’i kalojnë pushimet verore ministrat shqiptar

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani nuk do të përdorë pushim klasik, por në qoftë se lejojnë angazhimet e punës, do të përdorë disa fundjavë gjatë muajit gusht edhe atë në Shqipëri, njofton sektori për marrëdhënie me publikun pranë Qeverisë së Maqedonisë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, mund të shkojë me pushime në Bullgari ndërsa për Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi si destinacion mbeten
Shqipëria fqinje dhe Struga.

Ministri pa portofol i ngarkuar për investimet e huaja Ramiz Merko pushimet do t’i kalojë me familje në vendlindjen e tij në Strugë.

Plane për pushime deri më tani nuk kanë caktuar zëvendëskryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes Kornizë dhe sistemit politik Hazbi Lika, Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu dhe Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu