Ku është Melania në ditët e vështira të Donaldit?

Melania Trump “jeton në një botë të sajën, atë të mohimit”, tha një ish-shoqe e bashkëshortes së ish-presidentit amerikan. Donald Trump foli në mënyrë sfiduese pas aktakuzës, ku falënderoi familjen e tij për mbështetjen e tyre.

Por 52-vjeçarja Melania nuk ishte aty kur gjykatësi akuzoi Trump për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në çështjen Stormy Daniels.

Prokurorët në Manhatan akuzuan gjithashtu Trumpin se po përpiqej të mbulonte një shkelje të ligjit zgjedhor gjatë fushatës së tij të vitit 2016.

Ish-shoqja më e mirë e Melania-s, Stephanie Winston Wolfoff, i tha Page Six se “Melania jeton në një botë mohimi”.

Woolkoff, e cila ishte këshilltar i Melanias deri në vitin 2018, tha për mungesën e ish-zonjës së parë në Mar-a-Lago: “Nuk e prisja kurrë ta shihja atë atje. Heshtja e saj është e qëllimshme, është arma dhe armatura e saj”.

“Sigurisht që ajo di për punët e Donaldit, ai di gjithçka. Por heshtja e saj është dinjiteti i saj. Ajo do t’i qëndrojë pranë burrit të saj, si gjithmonë. Unë nuk mendoj se Melania është e poshtëruar nga punët e tij; ajo është e zemëruar. Por kjo nuk do të thotë se do të largohet”.

Në krah të tij…

“Ajo ende nuk heq dorë prej tij”, shtoi Wolfoff. “Kjo është një martesë komoditeti, ajo e dinte se çfarë po bënte kur u martua me Donaldin. Mjeti i saj i mbijetesës është të pretendojë se nuk ka ndodhur kurrë. Privatisht, Melania thotë se njerëzit janë thjesht xhelozë dhe se ajo shpresonte se skandali Stormi Daniels do të fshihej nën rogoz. Mënyra e saj për t’u marrë me këtë është të mos lejojë kurrë që emocionet e saj të shfaqen ose të ndikojnë tek ajo. Parashikoj se do ta shohim sërish pranë tij në eventin tjetër social në Mar-a-Lago”.

Wulkoff shtoi gjithashtu se Melania do të bëjë gjithçka për të shmangur situatat kur ajo mund të pyetet nga media për bashkëshortin e saj. “Melania beson se nuk duhet t’i përgjigjet apo t’i shpjegojë askujt, kështu që nuk do ta vendosë veten në atë pozicion. E dija që në fillim se sa e padepërtueshme dhe e panegociueshme është ajo”.

Wolfoff dhe Melania, të cilët u takuan në 2003 në Manhattan, i dhanë fund miqësisë së tyre në 2018 pas një mosmarrëveshjeje mbi 26 milionë dollarë që kompania e saj mori për të ndihmuar në planifikimin e inaugurimit të Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu