Ku mbeti premtimi i Radmilla Sheqeinskës për taksën radio-difuzive (FOTO)

Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev pati premtuar shfuqizimin e taksës radio-difuzive, e cila ka dërmuar qytetarët, duke ju mbyllur edhe llogaritë bankare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Më e zëshmja në këtë drejtim ishte ministrja aktuale e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila pati deklaruar se, qeveria e re menjëherë do ta largojë këtë taksë, e cila po ngarkon qytetarët.

“Nëse sot do të kishim qeverinë, qytetarët do ishin të liruar nga taksa radio-difuzive”, pati theksuar Sheqerinska më 30 maj, duke premtuar reforma rrënjësore për një jetë më të mirë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu