Shqipëri Në Shqipëri moti sot do të jetë i nxehtë me diell me temperatura të larta deri 41 gradë, edhe ate kjo maksimale do të regjistrohet në Elbasan dhe Berat, prej 41 gradë celcius.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/s.
Deti pritet të ketë valëzimi 1-2 ballë.
Kosovë
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.
Sipas iHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKSHP-së.
Maqedonia e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbaj mot me diell dhe shumë i nxehtë në gjithë vendin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 39°C.
Në Shkup, gjithashtu moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri në 39°C.
Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë edhe gjatë javës së ardhshme. Temperaturat ditore do të jenë mbi 30°C në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht mund të arrijnë edhe deri në 40°C.