Kujdes me gjumin, ja çfarë problemesh sjell pagjumësia

Man sitting on bed unable to sleep

Në ditët e sotme, humbja e gjumit është një problem madhor. Në botën perëndimore, pagjumësia është pothuajse normale për njerëzit. Por sipas një studimi të fundit, kjo sjell problem serioze për shëndetin.

Vështirësitë për të fjetur çdo natë kthehen në problem të vërtetë për ata persona që vuajnë nga pagjumësia.

Ky problem nuk lidhen me faktin e të mësuarit pa gjumë.

Sipas një studimi të realizuar nga “VA Boston Healthcare System” pagjumësia është problem gjenetik në të shumtën e rasteve.

Pagjumësia është një fenomen që shkakton një sërë sëmundjesh. Për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm dhe larg sëmundjeve është e rëndësishme që ju të krijoni një regjim të rregullt gjumi.

Më poshtë po ju listojmë disa nga problemet që shkakton pagjumësia:

Pagjumësia duke rritur reagimet e sistemit nervorë shkakton rritje të ankthit.

Rrit depresionin: Pagjumësia duke pakësuar neuronet që rregullojnë gjendjen shpirtërore çon në rritjen e depresionit.

Dëmtohet aftësia për të menduar, për të përpunuar informacion, kujtesa dhe përqëndrimi.

Bëhet shkak për rritjen e tensionit gjatë orëve të gjumit. Kjo vjen nga çregullimi i orarit të gjumit.

Gjumi ul ndjeshëm presionin e gjakut. Në raste të pagjumësisë nuk kemi normalizim të presionit të gjakut duke shkaktuar sëmundje të zemrës.

Pagjumësia çliron hormonet e stresit. Këta hormone janë të lidhura ngushtë me rezistencën e insulinës.

Pagjumësia dëmton hormonet që tregojnë ngopjen dhe urinë.

Ekspozimi në dritë natën rrit prodhimin e estrogjenit.

Shumë estrogjen nxit formimin e kancerit të gjirit.

Pagjumësia prish sistemin e orientimit të kohës. Pa ndihmën e një ore e kemi të vështirë të orientohemi me kohën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu