Kujdes, letrat e lagura janë të dëmshme për lëkurën tuaj

Letrat e lagura janë një ndër produktet që gjejnë përdorim të gjërë në jetën tonë të përditshme por një hulumtim i fundit tregon që ato janë shumë të dëmshme për lëkurën tonë.

Hulumtimi është bërë nga dr. Mary Ëu Chang, profesor i dermatologjisë dhe pediatrisë në Universitetin e Mjekësisë Connecticut.

Ai solli në vëmendje, historinë e vajzës 8-vjeçare, e cila kishte pësuar skuqje dhe acarim të rëndë të lëkurës dhe rreth gojës nga përdorimi i këtyre pecetave.

Këshilla e tij nuk është mos përdorimi total i tyre, por të paktën ai sygjeron që pecetat e lagura mos të kenë kimikate që dëmtojnë lëkurën.

Sipas tij ka pasur raste të tjera të ngjashme sidomos nga kompani që prodhojnë letra të lagura për fëmijë si Johnson & Johnson, Cottonelle dhe Huggies, megjithatë dermatologët sugjerojnë të kontrolloni më parë përbërësit e këtyre letrave dhe më pas t’i blini apo t’i përdorni ato./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu