“Kukulla vrasëse”, kush është “xhuxhi” që tronditi Gjermaninë dhe shkaktoi tërmet në Meksikë (FOTO)

Ai është një hero tani në Meksikë pas golit të shënuar dje ndaj Gjermanisë duke mposhtur kampionët e Botës në fuqi.

Hirving Lozano është vetëm 1.75 metër i gjatë dhe mban nofkën “kukulla vrasëse” sepse cilësohet si një lojtar që nuk të fal para portës.

Dhe kështu bëri edhe dje duke mposhtuar Gjermaninë e madhe me një gol, i cili shkaktoi tërmet në Meksikë.

Lozano ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 11 assist tek skuadra e tij këtë sezon, PSV-ja por ajo që bëri ndaj Gjermanisë do të sjellë frikë edhe tek kundërshtarët e tjerë në ndeshjet në vijim. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu