Sulmuesi i Juventus, Kulusevski ka shënuar dje në fitoren e skudrës së tij kundër Genoa.Juventus fitoi me rezultat 3-1, dhe golin e parë në takim e shënoi pikërisht sulmuesi, Kulusevski në minutën e 4’të të takimit. Edhe pse Juve fitoi me rezultat solid, rasti i lëshuar nga Ronaldo mori vëmendje të madhe mediatike.
Cristiano Ronaldo nuk arriti ta dërgoj topin në rrjetë në portën bosh duke goditur shtyllën. Për këtë gjë i ka dal në përkrahje bashkëlojtari i Ronaldos, Kulusevski.
“Goli i shënuar më jep vetëbesim, edhe Ronaldo është njeri dhe gabon, ai nuk mund të na zgjidh gjithmonë problemet, të gjithë duhet të bëjmë punën tonë”, ka thënë Kulusevski.
Skuadra e Pirlos me fitoren e djeshme arriti në kuotën e 63 pikëve duke zënë vendin e tretë me vetëm një pikë më pak se Milan që ndodhet një pozitë më lartë.









