Ushtria Çlirimtare Kombëtare me seli në Shkup u ka bërë thirrje të gjithë lidërve shqiptarë të lënë institucionet në shenjë proteste për grupin e Kumanovës, të dënuar në total me 746 vite burg.
Në njoftimin e UÇK-së dënohet vendimi i Gjykatës për dënimet e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, ndërsa nga shqiptarët kërkohet që të lëshojnë të gjitha institucionet shtetërore ku janë punësuar.
Atyre u jepet ultimatum prej 72 orë duke filluar nga sot dhe do të përfundojë të mërkurën. /albeu.com/











