Një grup mbështetësish të “Listës së Studentëve”, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Serbi, hyri mbrëmjen e së hënës në ambientet e televizionit “Informer”, media e njohur për mbështetjen ndaj ish-presidentit Aleksandar Vuçiç.
Gjatë incidentit u dëmtuan ambiente të televizionit, ndërsa pati tensione dhe përplasje. Programi i “Informer” u ndërpre dhe disa prej punonjësve u larguan nga ndërtesa. Më pas, jashtë godinës pati edhe përplasje mes të grumbulluarve dhe forcave të policisë.
Vetë “Informer” reagoi ndaj ngjarjes me një koment ironik, duke e lidhur incidentin me dhunën që, sipas televizionit, kishte shoqëruar fushatën e kundërshtarëve të Vuçiçit.
“Meqenëse dhuna shënoi të gjithë fushatën e tyre, nuk mund të prisnim asgjë më të mirë. Shikoni programin e tyre të vetëm për një Serbi më të mirë dhe më të bukur, një shoqëri të rregullt dhe se si, me ta në pushtet, do të bëhemi një “shoqëri më e mirë” – shkroi me ironi televizioni serb në faqen e tyre online.
Më pas ata janë parë të shkojnë edhe te “TV Pink”, një tjetër ekran mbështetës i Vuçiç, por janë penguar nga policia.










