Kupa e Botës çdo dy vite? Edhe Philip Lahm del kundër planit të FIFA-s

Philip Lahm, kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, ka mbajtur një qëndrim në lidhje me planin që UEFA ka për të organizuar Kupën e Botës ccdo dy vite, duke nisur nga viti 2028.

Gjermani, i cili e la futbollin e luajtur në një moment të mirë, vendoset në krahun e atyre që janë kundër kësaj nisme të qeverisë së futbollit botëror.

Si lojtar jam ndjerë gjithmonë i lumtur dhe si tifoz më duket pozitive që ka një turne të rëndësishëm, Europian ose Botëror, çdo dy vite. Jam absolutisht i bindur që gjërat duhet të mbeten ashtu si janë”, është shprehur Lahm, ndërkohë që një ditë më parë edhe FIFPro doli kundër.

Jonas Baer-Hoffmann, Sekretari i Përgjithshëm, e konsideronte planin si mungesë vizioni dhe si një plan që bëhet prej interesave komerciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu