Kuq e zi mes Tiranës, Rita Ora elektrizon skenën në sheshin “Skënderbej”, detaji i veçantë në veshje

Rita Ora ka elektrizuar skenën në koncertin që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka interpretuar disa nga hitet që ka sjellë ndër vite, ndërsa është shoqëruar dhe nga trupa e baletit të saj.

Këngëtarja i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dhe veshjes së saj. Rita shfaqet me një body të zi ku bie në sy detaji i shqiponjës dy krenare ndërsa balerinët e shoqëronin të veshur me të kuqe. Ylli i muzikës është kujdesur që të tregojë dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin shqiptar.

Kujtojmë që gjatë konferencës që dha pak orë më parë Rita foli për mundësinë e një bashkëpunimi me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max. Ajo foli gjithashtu dhe për projektet e reja që do të sjellë. “Kam punuar në albumin tim të ri.

Po mendoj të publikoj diçka vitin e ardhshëm, në fillim të vitit. Kam shkruar shumë dhe kam qenë shumë e hapur dhe dua që të bëj një album që ka më shumë zemër, do të ketë shumë histori personale, pra një ‘storytelling.’ Ndoshta mund të shijoni një pije teksa dëgjoni këngët, ose jo, edhe çaj, është shumë mirë”

Ora foli gjithashtu për karrierën e sa në kinematografi. “I dua shumë filmat. Do doja shumë që të shpreh kreativitetin tim përmes filmave, dua ta shoh veten si një ariste gjithëpërfshirëse në 360 gradë jo vetëm në muzikë. E dua muzikën por mendoj se dua ta shikoj veten në filma në të ardhmen” tha Rita.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu