Kur bie borë në Rusi: Veturat bëjnë patinazh, aksidente zinxhirore (VIDEO)

Raportohet se në rrugët e qytetit rus Vladivostoka, brenda 24 orë janë shënuar mbi 250 aksidente trafiku, si rezultat i botës së parë që raportohet se ka rënë mbi këtë vend.

Banorët e këtij qyteti kanë “vërshuar” rrjetet sociale, me fotografitë dhe videot e aksidenteve më të mëdha që kanë ndodhur.

Në disa prej tyre shihen shoferët se si me çdo kusht mundohet të ndalin veturat në rrugët e rrëshqitshme me qëllim që të shmangin aksidentet zinxhirore, madje disa prej tyre dilnin nga veturat duke u munduar t’i ndalin ato me duar.

Me një fjalë të gjitha rrugët u shndërruar në patinazh, ku veturat rrëshqisnin sikur të ishin saja dhe shoferët e tyre ndihen të pafuqishëm përballë motit të ligë.

Fatmirësisht nga të gjitha këto aksidentet askush nuk ka humbur jetën apo është lënduar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu