Rasti “Monstra” kishte shkakatuar bujë në opinionin shqiptar, por në atë kohë në opinion kishte daluar Bujar Osmani i BDI-së për të arsyetar këtë aksion policor ndaj shqiptarëve, ndërsa tani Osmani do të jetë pjesë e Qeverisë së Zoran Zaev.
Për më tepër ndiqeni videon:
Ndryshe, janë bërë pesë vjet nga vrasja së pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit, dy palët, si familjarët e maqedonasve të vrarë ashtu edhe ata të shqiptarëve të dënuar, kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, apo siç thonë, gjetjen e autorëve të vërtetë të krimit të 12 prillit të vitit 2012.
Vrasja e pesë maqedonasve, katër prej tyre të rinj rreth të 20-tave dhe e një peshkatari më të moshuar, që ka ndodhur pranë një liqeni artificial në veri të Shkupit, është cilësuar si akt terrorist me motive fetare dhe pesë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm, Fejzi Aziri, Haki Haziri, Alil Demiri dhe Agim dhe Afrim Ismailoviq, që ndodhen në arrati.
Por, familjarët e të dënuarve asnjëherë nuk e kanë pranuar veprën duke akuzuar politikën të ketë gisht në këtë akt që është dënuar edhe nga vet ata. Por, pavarësisht kësaj si edhe pretendimeve tjera mbi pafajësinë e tyre, ata janë shpallur fajtor duke marrë dënimin maksimal.