Kur dhe ku vendoset shkronja Ë

Shkrim për InfoShqip.com nga MSc Donika Bakiu

Vendosja e shkronjës ë:
EMRI – Fjalë ose grup fjalësh, me të cilat quhet një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend etj. për ta veçuar ose për ta dalluar atë nga një tjetër a nga të tjerët. Tek emrat përdoret për intonacion, pra kur vendoset shkronja ë në fund të fjalës, zanorja e parafundit zgjatet, për shembull tek fjalët “Shkollë” dhe “Gomë”, zanorja “o” zgjatet kurse tek fjalët “Top” dhe “Rob”, zanorja “o” nuk zgjatet, kështu p.sh. nëse fjalën “Shkollë” e shkruajmë “Shkoll”, ajo do të lexohej ndryshe, pra me “o” të shkurtër.

Tek emrat e gjinisë femërore në trajtën e pashquar zanorja e parafundit duhet të zgjatet kështë që vendose ë-ja në fund të emrit, p.sh. : “Kaltrina” dhe “Kaltrinë”, ‘’Dhurata’’ dhe ‘’Dhuratë’ , ‘’Arlinda’’,’’ Arlindë’’ kurse tek gjinia mashkullore bëhet “Artani” dhe “Artan”. Emrat mashkullorë që mbarojnë me temë ë janë pothuajsë të gjithë ata emra që tregojnë një tërësi lëndore të papërcaktuar si ujë , djathë , dhallë, gjalpë , dhjamë, mjaltë, dyllë, brumë , drithë , grurë etj. Këta emra dikur janë përdorur me gjini asnjanëse , kurse sot janë integruar në gjininë mashkullore , duke e formuar trajtën e shquar njëjës të rasës emërore me mbaresën nyjore shquese –i( jo me atë –t të) si ujë-uji, djathë-djathi, mjaltë-mjalti etj. (dhe jo :ujët,dhallët etj.).Me temë –ë dalin edhe emrat mashkullorë djalë , kalë, ballë , gjumë, lumë , lëmë , burrë, atë ,zë etj. Gjithashtu mbarojnë me temë me zanoren ë edhe disa emra të tjerë, që me gjini natyrore janë mashkullore , por me gjini gramatikore janë femërorë si dajë , mixhë, axhë, gegë, toskë , Lekë, Kolë, Dedë, Ramë, Sulë etj. Emrat femërorë me temë ë – Emrat e gjinisë femërore që dalin me temë me ë janë më të shumtë sesa ata që dalin me zanore të tjera si mollë, vajzë , tubë, nënë, Dritë, Albanë , Dëshirë , Jetë , Havë etj. MBIEMRI -Pjesë e ligjëratës që shënon një tipar të sendit, ka shkallë krahasimi dhe lidhet me emrin, me të cilin përshtatet në gjini, në numër e në rasë. Tek mbiemrat Ë vendoset në fund të tyre për të formuar shumësin, p.sh. “Artikull ushqimor” dhe “Artikuj ushqimorë”, mbiemra të nyjshëm që mbarojnë me -ë janë mbiemra :i bardhë, i mirë, i gjatë etj.

FOLJA -Pjesë e ligjëratës, që shënon një veprim a gjendje dhe që ndryshon sipas mënyrës, kohës, vetës e numrit. Tek foljet vendoset në fund të foljeve kur veprimin e kryen personi ose veta e tretë, p.sh. “Unë do të krijoj” dhe “Ai do të krijojë” ose “Artani do të krijojë”.
Kemi disa shembuj që shkronja ë vendoset gabim psh: Të rinjët duhet të shkruhet të rinjtë , gjithëmon duhet të shkruhet gjithmonë , të gjith duhet të shkruhet të gjithë , mir duhet mirë , buk duhet bukë etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu