“Kur u zgjuam kishim gjysmë milioni shikime”, babai dhe vajza bëhen viral në TikTok (VIDEO)

Një baba i cili improvizon se po bën muzikë rok me vajzën e tij të vogël po bën xhiron e rrjetit. Marcel Desobeau një ndihmës i zjarrfikësve dhe muzikant, u bie baterive me vajzën e tij 7-muajshe, teksa realizon një video për në TikTok.

Dyshja përdori shkopinjtë në karrigen e Laneit dhe pastaj videon e postoi në faqen e tij në TikTok “Heavy Metal Baby”.

Ne vendosëm të filmonim fillimisht me këngën e Slipknot ‘All out lies’. Kur u zgjuam ditën tjetër ne kishim mbërritur gjysmë milioni shikime”, tha nëna, Liz Desobeau.

Ndërsa Marcel tha se ai ka luajtur në disa instrumente në bendin e tij që kur ishte 13-vjeçar. Kështu ai dhe Lane kanë luajtur këngët e disa grupeve të njohura si Metallica, Disturbed, System of a Don, Rush e të tjera.

@heavymetalbaby#heavymetalbaby #neroforte #slipknot #fyp #babiesoftiktok #dadsoftiktok #drummergirl #foryou #metal @slipknot

♬ original sound – lane


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu