Kur vraponte Ilir Demiri për votat e Aliut, Arben Fetai propozoi për zv/ Ministër Admir Shabanin

Ka një ironi të madhe në politikë: ata që dje vraponin korridoreve për t’i shërbyer Ali Ahmetit, sot dalin dhe marrin merita për emërime që nuk kanë pasur asnjë lidhje me ta si puna e deputetit nga rradhet e Frontit, sot si VLEN- Ilir Demiri

Rasti i Admir Shabanit është shembulli më i qartë. Propozimi për zëvendësministër të Mbrojtjes erdhi nga Arben Fetai dhe nga strukturat e Aleancës për Shqiptarët. Madje, falë qëndrimit korrekt të Fetait, askujt nuk iu prekën pozitat e ASH-së mbrenda koalicionit VLEN, edhe pse kishte plot arsye politike për ta bërë këtë.

Sot, megjithatë, disa nga të njëjtët që atëherë nuk kishin as rol e as qëndrim, po përpiqen ta paraqesin mandatin e Admir Shabanit si “meritë të grupacionit të Pollogut”. Në politikë mund të ndërrohen anët, por faktet nuk ndryshojnë, disa punojnë dhe propozojnë, ndërsa të tjerët dalin më vonë për të marrë meritat fal mashava që gjejnë rrugës.

A është korekte kjo qasje e Ministrit te Fetait, Azir Aliut, deputetes Mimoza Musa që pa turp eleminojnë të parin e tyre për dikë që ka qënë kundër tyre? Apo në prapavijë ka loja tjera për interesa personale nga te njëjtet?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu