Ndërkohë që ushtria turke është duke sulmuar formacionet kurde të YPG-së në veri të Sirisë, disa raketa janë nisur nga ata drejt qyteteve turke, ku njëra prej tyre ka rënë në xhami.
Shpërthimi i raketës ka shkaktuar vdekjen e dy personave që ishin duke u falur, ndërkohë që janë plagosur gjashtë të tjerë, përcjell Albeu.com.
Ky cilësohet si një sulm i paprecedent pasi vendet e kultit nuk sulmohen gjatë konflikteve, ndërkohë që tregon se konflikti në fjalë do të jetë i përgjakshëm.
Turqit synojnë largimin nga kufiri i tyre të formacioneve të armatosura kurde, të cilat Ankaraja zyrtare i cilëson terroriste, kurse Uashingtoni i mbështet për shkak të luftes që ata po bëjnë kundër ISIS në Siri. /albeu.com/













