Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është kyçur “live” në fushatën televizive “Turqia Një Zemër” (Türkiye Tek Yürek), e cila ka për qëllim të sigurojë donacione për të ndihmuar popullin turk pas tërmetit shkatërrues.
Në këtë paraqitje, Rama ka ofruar 1 milion euro ndihmë nga Shqipëria. Ai është shprehur tejet i lumtur për këtë mundësi, siç thotë ku populli shqiptar shprehu solidaritet me popullin turk.
Ka kujtuar se tashmë është shpallur ditë zie në Shqipëri, dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.
Gjithashtu ka bërë të ditur se janë dërguar edhe ekipe të kërkim-shpëtimit dhe ushtarë shqiptarë.
“E dimë që ne jemi shtet i vogël, por kemi një zemër të madhe. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që Turqia dhe presidenti Erdogan ka bërë për ne në tërmetin e nëntorit. Për popullin turk po lutemi pa ndalë….”, tha Rama mes tjerash.