Kurshumli: Vuçiqi takon përfaqësuesit e Listës Serbe

Pa Beogradin, Kosova nuk do të mund të bëjë asgjë. Ky është vlerësimi që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka dhënë serbëve të Kosovës në një takim në qytezën e Kurshumlisë në Jug të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën. Ai ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe dhe ata që punojnë për Serbinë në Kosovë. Nuk ka folur për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e ardhshme, por për politikë të unisuar.

Do ta shohim se si do të shkojë, por ata pa Beogradin mund të bëjnë cfarëdo, të tentojnë edhe ta ndryshojnë pushtetin në Serbi, por prapë pa Beogradin nuk mund të bëhet gjë“- tha ALeksandar Vuciq.

Presidenti Vuçiq, u ka thënë serbëve të Kosovës të mos brengosen pasi Beogradi do të përkujdeset për ta edhe politikisht, por edhe për sigurinë e tyre. Si fillim ka vendosur t`u ndajë ndihma për shkak të pandemisë.

“Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë do të mund të llogarisin në ndihmë, ne mendojmë se bëhet fjalë për 12 deri në 14 mijë njerëz që do tu ndihmojmë. Ata që janë të papunë do të mund të kenë 200 euro për person, kurse 100 euro ndihma për fëmijë”-u shpreh Vuciq.

Vuçiqi javëve të fundit ka alarmuar për presion ndërkombëtarë për njohjen e Kosovës, por duke thënë se pa marrëveshje me Serbinë asgjë nuk mund të arrihet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu