Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sot janë bërë dy vjet nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Kurti ka thënë se i gjithë vendi në atë kohë po jehonte “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”.

“Sheshet ‘Skënderbeu’ e ‘Ibrahim Rugova’ si dhe bulevardi ‘Nëna Tereze’ në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: ‘Një popull s’i nënshtrohet një njeriu’. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej ‘shkëmbim territorial’, herë ‘razgraničenje’, e herë ‘korrigjim kufiri’ me ‘kompromis të dhimbshëm’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se “ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu