Kurti: Dy palë zgjedhje s’janë të mençura, ose Kurti 2.5 ose Konjufca 1

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja.

Kurti tha se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Glauk Konjufca 1 deri në prill.

“Sa i përket krijimit të qeverisë, kanë ngelur edhe 10 ditë. Mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Glauk Konjufcës nga VV, ne urojmë për më të mirën. E ritheksojmë, nuk mendojmë se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe pastaj sërish në prill. Kështu që deputetet janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill. Por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur, duhet të përcaktohen për njërën prej tyre. Besoj që në këtë javë dhe në fillim të javës së ardhshme do të mund të kemi informacion më të saktë”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu