Kurti e nis mbledhjen e Qeverisë me mirënjohje për Kroacinë

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë për menaxhimin e situatës së rëndë të krijuar pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar në Slavonksi Brod të këtij shtetit.

Edhe një herë u shpreh mirënjohje të gjitha institucioneve shtetërore të Kroacisë, në veçanti kryeministrit Andrej Plenkoviq, për ndihmën e pakursyer në këtë situatë të rëndë”.

Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal iu shpreh edhe një herë ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci. Sot u kthyen në Kosovë trupat e bashkatdhetarëve tanë që nuk i mbijetuan aksidentit. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur kortezhin në pikën kufitare në Vërmicë, derisa ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tani është afër morgut të Prizrenit. Është një ditë me dhembje dhe pikëllim për mbarë popullin tonë”.

Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kemi pritur 21 bashkëatdhetarë të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Të lënduarve iu kemi uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, duke i siguruar se do ta kenë përkujdesjen tonë institucionale. Qeveria e Kosovës do t’iu qëndrojë pranë bashkëatdhetarëve me të gjitha mundësitë që t’ua lehtësojmë dhimbjet nga pasojat e aksidentit”.

Gjatë ditës së sotme kanë arritur në Kosovë tetë nga dhjetë trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci, derisa varrimi i tyre do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu