Deputeti i LDK-së dhe ish-Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kritikoi qeverinë për neglizhencën në zgjidhjen e situatës në komunën e Decanit, raporton Reporterët, transmeton InfoShqip.
Zemaj tha në seancën e Kuvendit se Kryeministri Kurti është më i interesuar për filozofinë në Greqi sesa për problemet në Kosovë.
“Pas ngjarjes ne Decan, Qeveria më në fund u zgjua, Kryeministri ishte më i interesuar të jepte leksione për Aristotelin dhe Platonin në Greqi” – tha Zemaj.
Zemaj shtoi se qeveria e Albin Kurtit nuk është e aftë të udhëheqë Kosovën.
“Sjellja e tij tregon pamundësinë e drejtimit të vendit, sepse njerëzit që janë të dashuruar me veten e tyre nuk mund ta drejtojnë vendin në mënyrën e duhur. Unë i bëj thirrje Qeverisë që të kthehet në realitet dhe të përballet me problemet që kanë qytetarët, në vend që të përdorin populizmin” – tha Zemaj./InfoShqip.com









