Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel ka folur lidhur me dokumentet joformale apo “non-paper”.
Kurti ka thënë se nuk lejon shkëmbimin territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës.
“Unë besoj që të gjithë këtyre ‘non-paperave’ më së miri është t’u përgjigjemi me ‘No Comment’ sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë, ndërkohë që nuk dihet autori e as synimet, por pasojat nuk mund të jenë të mira.
Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës. Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë para një viti, por para 13 vjetëve. BE-ja dhe NATO-ja janë edhe vlera, edhe destinimi ynë”, tha ai.









