Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia po pyetej rreth mungesës së albuminave, i ka thënë gazetares së Klan Kosovës “ju thuani pronarit tuaj t’ia kthejë Telekomit të Kosovës 62,2 milionë euro”.
““Për transformim në shëndetësi nuk ka dilemë. I kemi prezantuar te rezultatet 4-vjeçare, e për to përgjigjet ministri.
Ndërkaq znj. gazetare ju i thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthejë Korporata Devolli, Telekomit të Kosovës, pastaj flisni për albuminat”, i i ka thënë Kurti gazetares gjatë një vizite në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK me Vitinë.