Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, sot Albin Kurti foli edhe për reduktimin e lëvizjes për shkak të rritjes të numrin të rasteve të reja, mirëpo ai nuk tha gjë për provat për protestë të aktivistëve të Vetëvendosjes dje në shesh.
Kurit duke folur rreth menaxhimit të pandemisë Covid-19 theksoi se lëvizjet duhet të reduktohen dhe të kihet më shumë kujdes.
“Masat e qeverisë duhet respektuar dhe lëvizjet duhet të reduktohen. Shpallja e parakohshme e fitores ndaj virusit, është kundër rekomandimeve të institucioneve. Pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 6 tetorit të shprehur nga qytetarët për ndryshim, ne e kthyem në qeveri të reformave më 3 shkurt, dhe sot janë bërë 100 ditë të punës sonë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë, për 100 ditëshin e qeverisjes.
Kujtojmë, që dje 400 persona, aktivistë të Vetëvendosjes kanë bërë prova për të mbajtur protesta në sheshin Skënderbe, ndërsa për ditët në vazhdim antëtarë të këtij subjketi kanë paralajmëruar prova me mbi 1500 persona.










