Kurti i vendos kusht pjesëmarrje në dialog, BE bën thirrje për dialog të pakushtëzuar

Pak gjasa ka të mbahet takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuciq gjatë kësaj jave në Bruksel. Kryeministri Kurti kërkoi fillimisht të dijë për gjendjen e tre policëve të kidnapuar nga Serbia, pastaj tha se do të vendos nëse do të marrë pjesë në takim në Bruksel ku do të diskutohet për menaxhimin e krizës në veri.

“unë dua ta pres vizitën e ambasadorit Jetosh Jashari në burg në Kralevë, vetëm më pas kur të dhënat nga kjo vizitë për tre policën që po mbahen peng unë do të vendosi”.

Por, zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, ka kërkuar nga Kurti dhe Vuciqi të mos vendosin kushte për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për të gjetur dalje nga kriza në veri të Kosovës.

“Data nuk është caktuar ende sepse palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Borrell pret një sjellje më të përgjegjshme nga dy liderët. BE pret që ata të vijnë pa kushtëzime. Blloku evropian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje.”

Në një paraqitje para gazetareve, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri Kurti. Vuciq e konsideron të pakuptimtë të flas me një person që, sipas tij, nuk është i gatshëm të flasë.

Analistët politik vlerësojnë se dialogu i Brukselit është në një krizë. Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, për RTV21 tha se mos shkuarja në takim nuk i kontribuon uljes së tensioneve.

“dialogu është në një krizë…dalja nga kjo krizë kërkon hapa të përgjithshëm nga të gjithë akterët e përfshirë më së shumti BE-ja duhet ta ketë një udhërrefyes të balancuar…”

Politologu, Visar Xani, nuk sheh rrugëzgjidhje tjetër për Kosovës pëvec pjesëmarrjes në dialogun e Brukselit. Sipas tij, Kurti duhet ti paraqes të gjitha faktet në tryezën e bisedimeve duke dëshmuar se Kosova është për zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

‘’të argumentojë se Kosova është palë bashkëpunuese në dialog…cdo dështim i procesit të dialogut nuk i shkon në favor të Kosovës….”

Zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, iu përgjigj edhe skeptikëve se ftesa Borrellit për takim Kurti-Vuciq në këtë kohë tensionesh është përpjekje vetëm sa për ta shpëtuar procesin e dialogut.

“ftesa e Borrellit për takim Kurti-Vuciq nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiqit dhe Kurtit nuk është përgjegjës”.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është ftuar për takim në Uashington për të biseduar për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Lajcak tha se me zyrtarët e lartë Amerikanë do të ketë diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu