Kurti: Ja pse e pranova propozimin franko-gjerman

Interpelanca e kryeministrit në Kuvend: Pse e pranova propozimin franko-gjerman Kryeministri Kurti e konsideroi si arritje faktin se tashmë qeveria e Kosovës nuk varet nga Lista Serbe.

“Sikur të ishim në qeveritë e kaluara, ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe, me siguri që do kishte edhe mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë, por, ja që kjo nuk është e mundur tash.

Reciprociteti me targa, reciprociteti me letërnjoftime, do të ishte motiv i mjaftueshëm për ta që ta rrëzojnë qeverinë.

Mirëpo ka ndodhur ndryshimi i madh dhe besoj se të gjithë duhet të gëzohemi për faktin se Republika e Kosovës ka një qeveri e cila nuk varet për mazhorancën nga votat e Listës Serbe”, tha Kurti gjatë një interpelance në Kuvend.

Sa u takon dorëheqjeve serbe në institucione, sidomos ato të katër kryekomunarëve në Veri, Kurti tha se zgjidhja e ngërçit është me datë 18 dhjetor. “Për këtë presidentja e Kosovës, ka dekretuar datën 18 dhjetor për zgjedhjet lokale në 4 komuna në veri të vendit, ku do të zgjidhen këshilltarët komunalë dhe kryemunarët”.

Kurti u ndal dhe te propozimi franko-gjerman mbi Dialogun, duke shpjeguar se pse e ka pranuar atë, edhe pse s’është dakort në disa pika.

“Propozimi i BE-së me mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe ShBA-së nuk është merre ose leje, e kam konsideruar bazë të mirë për të diskutuar mbi të, por nuk është merre ose leje. Nuk më pëlqen mua gjithçka aty, ka shumëçka që duhet të diskutohet, ama ajo që nuk e kam pranuar asnjëherë gjatë këtij procesi me Serbinë është që nga 33 marrëveshjet e kaluara në Bruksel gjatë asaj dekade ta përzgjedhin si një tryezë suedeze pikërisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha shefi i qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu