Kurti: Kosova do të vazhdojë me reciprocitet gradual, drejt reciprocitetit të plotë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk e njohin shtetësinë e njëra-tjetrës dhe derisa të ndodhë njohja reciproke, Kosova do të vazhdojë me reciprocitet gradual, drejt reciprocitetit të plotë. Sipas tij, Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë dhe shumë vendime që merr Serbia janë kryekëput ilegale për institucionet dhe popullin tonë. Kurti tha se reciprociteti do të ndodhë deri në njohje.

“Është parë se gjithçka po shkon siç kemi thënë ne më herët ose do ketë dokumente hyrëse dalëse edhe në anën e kufirit të Kosovës edhe atë të Serbisë ose në asnjërën prej tyre, doli në asnjërën prej tyre. Reciprocitetin në vend për neve është në rregull edhe Bërnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të ndryshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik, i cili është edhe më demokratikë se sa Serbia gjithsesi po madje edhe më i pavarur se Serbia. Sa i përket targave, ne do të bëjmë më të mirën e mundshme sa i përket aspektit diplomatik dhe demokratik, mirëpo unë edhe një herë i ftojë të gjithë qytetarët e komitetit serb që kanë asi lloj targash KM,PR etj.. që t’i konvertojnë sa më parë sepse i kanë këto dy muaj për t’i përfituar deri në 5 mijë euro duke mos paguar TVSh , akcizë dhe taks doganore. Afati është 31 tetori siç iu kemi deklaruar tashmë dhe besoj që sa më parë e bëjmë këtë aq më mirë është jo vetëm për shtetin tonë dhe ligjshmërinë po edhe ata vetë. Ne po vendosim reciprocitet për hirë të qytetarëve por për neve Serbia nuk është shtet që njihet dhe në përgjithësi ne kemi problem me vendimet e atij shteti veç se kemi vendosur reciprocitetin dhe do të vazhdojmë me reciprocitet të mëtutjeshëm, gradual, drejt reciprocitetit të plotë që është edhe fryma e dialogut në Bruksel por edhe është karakteri i marrëveshjes që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu