Kurti: Kosova përkrah SHBA në krizën e Lindjes së Mesme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor dhe jo më shumë bomba që rrezikojnë njerëzimin. Ai ka theksuar se situata bëhet edhe më alarmuese kur shtete autoritare synojnë të zhvillojnë programe për t’u pajisur me armë të tilla.

Në një deklaratë publike, Kurti ka shprehur përkrahjen e Kosovës për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj programit bërthamor të Iranit.

“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku ynë special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur,” theksoi Kurti.

Ky reagim vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim të shtuar për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rritjen e tensioneve lidhur me armët bërthamore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu