Kurti mesazh të fuqishëm për gratë e vajzat në Kosovë (VIDEO)

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërndarë një mesazh për, siç thotë ai, gratë e vajzat në Kosovë.

“Gratë kanë dhënë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur. Pak këngë ka për to, pak monumente, pak emra rrugësh”, nis Kurti mesazhin e tij të shpërndarë në Facebook.

Ai thotë se ndonëse ato janë të angazhuara shumë, kontributi i tyre është heshtur. Por, thotë se sot është koha që ato të japin kontributin e tyre për ruajtjen e shtetësisë dhe pavarësisë.

Problemet e tyre, që edhe i përmend disa, thotë janë të shumta po s’munden të ndalen pa e ndalur këtë pushtet prej “burrash zullumqarë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu