Kurti nga FSK: Mbrojtja e territorit është interes vital, po përballemi me valë të re sfidash

Kryeministri Albin Kurti nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka folur për gjendjen pandemike në vend. Sipas tij, institucionet po punojnë maksimalisht që kjo valë e re të kalojë me sa më pak dëme në ekonomi.

Me pranimin e donacionit prej 55 automjeteve të blinduara nga ShBA-ja ai tha se FSK-ja po zhvillohet dhe kjo falë aleatëve strategjik që po ndihmojnë për sigurinë e vendit.

Kreu i Qeverisë potencoi se mbrojtja e territorit është interes vital dhe se të gjitha politikat do të bëhen në koordinim me NATO-n.

“Republika e Kosovës këto ditë është duke u përballur me sfida si rezultat i pandemisë globale. Institucionet po punojnë maksimalisht që kjo valë e re të kalojë me sa më pak dëme në ekonomi”.

“Vendi ynë po mirëpret refugjatët afgane po mbështet paqen në Lindjen e Mesme ushtarakisht. FSK po jep kontribut të veçantë në këto zhvillime. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK po punojnë pandalshëm për rritjen e kapaciteteve ushtarake”.

“Në rrugën e zhvillimit të ushtrisë sonë rol të rëndësishëm po luan ShBA dhe partnerët tjerë strategjik. Kjo mbështetje është vetëm një nga fushat ku ShBA-të po ndihmojnë për sigurinë e vendit tonë”.

“Qeveria e Kosovës mbrojtjen e territorit e sheh si një interes vital shtetëror. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes që të jenë të përputhshme me NATO-n me qëllim anëtarësimin në këtë organizatë”, tha ai.

“FSK-ja i ka më të mëdha aftësitë se sa mundësitë. Ne po ju bashkëngjisim pajisjet tjera ushtarake si këto pajisje moderne. Uroj që këto automjete të blinduara të përdorën në mënyrën më të mirë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu