Kurti: “Nuk mund të ketë super-pakicë siç dëshiron Beogradi”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo dialog duhet të fokusohet në sovranitetin e Kosovës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i pari i qeverisë së Kosovës tha për “Financial Times” se “askush s’duhet të jetë i priviligjuar dhe askush s’mund të diskriminohet”.

“Unë dua që askush të mos jetë i privilegjuar dhe për këtë arsye askush të mos diskriminohet”, tha kryeministri.

“Nuk mund të ketë super-pakicë siç dëshiron Beogradi.”

Për FT, kreu i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për marrëdhëniet ShBA-Kosovë, në rast të fitores së Donald Trump.

Kurti tha se do të punonte me këdo që do të merrte Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në dukje se Prishtina kishte gjuhë të përbashkët me administratën potenciale të Trump.

Për Urën e Ibrit, Kryeministri Kurti tha se “një urë normale është një urë e hapur”.

Sipas tij, ata që gëzohen për urën e mbyllur, janë ata që ëndrrojnë që Kosova të jetë e ndarë, ndërsa tha se çështjen e urës së Ibrit nuk po e bënë për poena politik.

“Ne duam një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur; të vetmit që gëzojnë një urë të mbyllur janë ata që ende ëndërrojnë ndarjen e Kosovës. Evropa rrëzoi muret. Nuk është në rregull të këmbëngulësh për një urë të mbyllur”, shtoi tutje Kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu