Kurti: Nuk mund të zgjidhet çështja e të pagjeturve kur Serbia përfaqësohet nga Odalloviq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe për çështjen e të pagjeturve.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka sinqerisht vullnetin për këtë temë pasi sipas tij udhëheqës i delegacionit është Velko Odalloviq.

“Nga viti 1997-1999 ai ka qenë udhëheqës i partisë së Millosheviqit në Kosovën së okupuar nga Jugosllavia. Nuk e kuptojë pse duhet të jenë medoemos këta njerëz në dialog. Duhet të bëhet një lloj spastrimi në serbi nga këta njerëz që e kanë okupuar Kosovën dhe kanë marrë pjesë në gjenocidin e vitit 1999”, tha ai, përcjel Telegrafi.

Kurti tha se Odalloviq ka qenë pjesë e okupimit dhe një nga njerëzit e Millosheviqit.

“Ne e kemi caktuar në Kosovë një udhëheqës të ri qeveritar për çështjen e të pagjeturve. Është zotëri Andin Hoti, djali i profesorit Ukshin Hoti. Në Serbi vazhdon të jetë udhëheqës Veljko Odalloviq. Nuk mendoj se mund ta zgjedhim çështjen e të pagjeturve nëse njerëz si Odalloviqi që kanë qenë pjesë e okupimit të Kosovës dhe një nga njerëzit më besnik të Sllobodan Millosheviqit të kryesojnë mekanizma kaq të rëndësishëm”

Kurti thotë se nuk e di nëse Vuçiqi qëllimisht nuk dëshiron ta largojë Odalloviqin nga delegacioni apo nuk mundet ta merr një veprim të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu