Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur për media para pak minutash, ka folur rreth karantimit të personave të ardhur nga jashtë në Kosovë, të cilët janë duke qëndruar në Qendrën e Studentëve.
Kurti është shprehur se ata të cilët janë të mbyllur aty, duhet të qëndrojnë për dy javë në mënyrë që të mbrojnë veten dhe shëndetin publik, duke shtuar se janë pikërisht ardhjet nga jashtë në Kosovë të cilat e kanë sjellë virusin në vend.
“Karantinimi është i tillë për shkak që nuk lejohesh të dalësh, Policia e Kosovës dhe zëvendësministri i Jashtëm po kujdesen për këtë. Jemi në këtë situatë që jemi dhe shpresoj që edhe ata që janë të mbyllur aty do arrijnë të kalojnë këto dyjave sa duhet të qëndrojnë – kështu ta mbrojnë vetën dhe shëndetin publik”.
“Karantimi është që të kufizohet kontakti fizik, e dimë që ardhjet që janë bërë në Kosovë janë ata që kanë sjellë virusin korona”, ka thënë ai.
Kurti tutje ritheksoi masat parandaluese të cilat duhet të respektohen nga qytetarët, duke thënë se problemi nuk qëndron rreth diagnozës së përgjithshme, por te vaksina e kurimit, e cila sipas tij, nuk pritet të zbulohet së shpejti.










