Kurti: Pres nga faktorët ndërkombëtarë ta gjykojnë e ta dënojë sjelljen e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë për moszbatim të marrëveshjes së dakorduar.

Kurti ka thënë zbatimi i marrëveshjes duhet të fillojë menjëherë pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

Pres nga faktorët ndërkombëtarëqë ta gjykojnë e ta dënojë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takime thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë nuk zbatoj gjë. Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, nuk mund të flasë sikur kurrë s’do të njohë Kosovën meqenëse marrëveshja bazë është njohje de facto. Kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë aleatët miqtë tanë, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktiv e të përkushtuar e kreativ si asnjëherë”, ka thënë Kurti pas konferencës nacionale me temë “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale” që është mbajtur në Prishtinë.

Ai ka shtuar se është i vetmi që në takimet e Brukselit bën propozime dhe oferta.

Sipas tij, topi tash nuk duhet të jetë te Kosova, por te Serbia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu