Kurti: Problemi kryesor në Ballkan është mosballafaqimi i Vuçiqit dhe Serbisë me të kaluarën

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar takimin e tri shteteve fqinjë për minishengenin, që tashmë po quhet “Ballkani i Hapur”.

Kurti ka thënë se problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën.

Sipas tij tregu i përbashkët duhet të nënkuptoi demokratizim dhe sundim të ligjit në vendet tona, por që thekson se kjo është e pamundur përderisa Serbia nuk e pranon të kaluarën kriminale.

Ne si Republikë e Kosovës konsiderojmë që problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën. Përkatësisht me të kaluarën kriminale të Serbisë e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20. Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit. Përndryshe do të kemi më shumë ngjarje që nuk ngelen në kujtesë sesa procese dhe struktura që ndryshojnë për së miri jetën e qytetarëve”, tha ai.

Kurti duke komentuar edhe ndryshimin e emrit nga minishengeni në “Ballkan të Hapur” tha se nuk është i entuziazmuar nga ky ndryshim, pasi ky emër nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu