Kurti pyetet për përplasjen me Vucic: Takimi u mbajt në distancë, ishim më shumë se dy metra larg njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth përplasjes së tij me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Ai nuk është përgjigjur direkt në pyetje, por tha se në këtë takim është ruajtur distanca fizike dhe se ishin dy metra larg njëri-tjetrit.

Po, ky ishte një takim në të cilin u ruajt distanca fizike, pra, ishim më shumë se dy metra larg njëri-tjetrit dhe mund të them që për bindjen time, nuk kishte shumë befasi, por unë prezantoj interesat e Kosovës, të drejtat e popullit të Kosovës dhe në veçanti përpiqëm që procesi të ketë parime. Nuk mund t’i pyesim shqiptarët për cerek informacionin që kanë se ku ka varreza masive në Serbi, kur mundet të pyeten në Serbi. Presidenti serb tha se nuk di gjë, por ka të tjerë që dijnë. Sepse nëse në Bosnje e Kroaci ka qenë e mundur të thuhet se serbët e atjeshëm kanë qenë të përfshirë në luftë, në Kosovë krimet nuk kanë qenë kurrë jo-shtetërore. Ne bëjmë thirrje që këta persona që janë gjallë, të hiqen nga pozitat që i kanë në Serbi dhe të mirren me të vërtëtën”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu