Kurti: Serbia s’mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në BE

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Serbia ka nisur lobimin e saj në shtetet e Bashkimit Evropian kundër aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat.

Kurti përmes një shënimi në Facebook ka falënderuar të gjithë zyrtarët shtetërorë për kontributin e dhënë në procesin e aplikimit për anëtarësim në bashkimin Evropian, derisa ka shprehur mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë që kanë reaguar menjëherë në mbështetje të aplikimit të Kosovës.

“Një falënderim i veçantë për të gjithë zyrtarët shtetëror që ndihmuan në përgatitjen e këtij procesi dhe për zbatimin e reformave paraprake mbi të cilat e dëshmuam progresin tonë politik, ekonomik e juridik. I falënderoj të gjithë ata zyrtarë ndërkombëtar që reaguan në mbështetje të aplikimit tonë, dhe që po vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim”.

I pari i ekzekutivit ka thënë se Serbia duke kundërshtuara këtë proces po bënë shkelje të marrëveshjeve të Brukselit e arritur në vitin 2013 mes Thçit dhe Daçiqit.

Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”.

Ai thënë se Kosova do të bëhet anëtare kuptimplotë në Bashkimin Evropian dhe Serbia nuk do të mund të pengojë.

Kosova do të bëhet anëtare kuptimplote në Bashkimin Evropian; Serbia nuk do të mund të na pengojë. Asnjëherë”, ka deklaruar Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu