Kurti shpjegon kartën e reprocitetit me Serbinë

Kryeministri Kurti shpjegoi se pse ai po dikton reprocitetin me Serbinë, sicc në rastin e targave dhe lejekalimeve për serbët tej kufirit, në Serbi, që duan të hyjnë në Kosovë. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të shkuar deri te ajo lloi marrëveshje me Beogradin e cila do ketë në thelb njohjen reciproke.

“Në takimin e fundit në Bruksel kam prezantuar një kornizë të përgjithshme me 6 kapituj, me shumë elemente, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për t’u takuar edhe më shpesh, në mënyrë që ta finalizojmë këtë marrëveshje. Por në mungesë të marrëveshjes do të ketë reciprocitet të plotë i cili do të vendoset gradualisht.

Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur, njëjtë siç nuk mund të sillemi neutral ndaj vetes apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor”, theksoi Kurti gjatë një fjalimi para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova do të vendosë reciprocitet të plotë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu