Kurti takohet nesër me Macron në Paris, zbulohen tema kryesore e diskutimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën e 23 qershorit do të udhëtojë drejt Francës, ku do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se tema kryesore e këtij takimi do të jetë ajo e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu