Kurti thotë se prej dje nuk ka komunikuar me Borrellin: SHBA janë në kontakt me Brukselin

Kryeministri i Kosovës e cilësoi si gabim të madh braktisjen ne bisedës për korrigjim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Nuk është koha të flasim për shtyrje të tjera. Ne jemi optimist dhe besoj që korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm. Është gabim i madh që të braktiset biseda për korrigjim të marrëdhënieve e liderët të flasin e dakordohen për targa, për të cilat dorën në zemër as unë në Kosovë e as ai në Beograd nuk jemi personat përgjegjës”, tha Kurti.

Ai para mediave në Prizren vlerësoi kontributin e SHBA-së në për dialogun, duke thënë se roli i ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është konstruktiv.

“ShBA-së sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ShBA sidomos Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin. ”, deklaroi Kurti,

Ai po ashtu tregoi nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

Që prej se përfundoi takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetë orëshe që kemi pasur dje unë nuk kam komunikuar më Josep Borrell i cili me keqardhje ritheksoj e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e BE-ë duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat ndonëse aty unë ka, qen më dakord që faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhjeje sa i përket normalizimit të plotë të marrëdhënieve deri në marsin e vitit 2023. “, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu