Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar ofertën që ia bëri liderit të Nismës, Fatmir Limaj për koalicion qeveritar.
Ai tha se Nismës ka qenë i gatshëm të ja jap katër posit të larta.
“Kam qenë i gatshëm që Nismës të ia jap tre deputetë. Një Ministri, nënkryetarin e Kuvendit. Nëse do të ishte Albulena Haxhiu kryetare e Parlamentit, Fatmir Limaj do të ishte nënkryetar, sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendojeni këtë situatë ku Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Limaj bëhet nënkryetar se I ka pasur pesëfish vota më pak se Haxhiu, e kish marrë një Ministri dhe dy zëvendësministra”, tha Kurti gjatë një takimi më mërgatën në Britani të Madhe.