Kurti: Tuneli që bashkon shqiptarët: Rruga Prizren–Tetovë drejt realizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës së re Prizren–Tetovë po ecin përpara nga ana kosovare, ndërsa në anën tjetër të kufirit përgatitjet janë në fazën përfundimtare për nisjen e punimeve. Nëpërmjet një postimi, Kurti theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për lidhjen ndërshqiptare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Rruga Prizren-Tetovë: anës sonë të malit Korf (Vërtop) punimet po vazhdojnë, anës tjetër të malit nisja e tyre vetëm sa po afrohet. Grupi Punues ndërshtetëror dje mbajti takimin e radhës për të diskutuar e trajtuar pikat e detyrës projektuese, dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti strategjik për Republikën tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Me kënaqësi i mirëprita në kryeministri anëtarët e grupit së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për t’u njohur me më të rejat e fundit të punës së tyre dhe për të ritheksuar interesimin dhe mbështetjen time e të Qeverisë që ky projekt të realizohet sa më parë e sa më mirë.
113 kilometra është e gjatë rruga aktuale nga Prizreni në Tetovë, nëpër Prevallë e Glloboçicë. Me rrugën e re, Prizreni dhe Tetova do të jenë më pak se 50 kilometra afër njëra tjetrës. Mali që i ndan, do të ketë portën që i bashkon – pra tunelin me gjatësi 6.4 kilometra. Kështu udhëtimi bëhet më i lehtë, më i shpejtë dhe më i shpeshtë, lidhjet forcohen, shkëmbimet rriten e bashkëpunimi shtohet, shkruan kryeministri Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu