Kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke se po vazhdon presionin mbi Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin që do ta nxjerrë për dekretimin e Avdullah Hotit nga Presidentit Hashim Thaçi për kryeministër të Kosovës,
Kurti ka thënë se Gjykata Kushtetuese nëse nuk dëshiron t’i nxjerrë vetes punë e ka shumë të kollajshme, duke lënë të nënkuptohet të vendos si jo-kushtetues dekretin e Presidentit Thaçi.
Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’i mban anën Presidentit aktual Thaçi, nëse nuk dëshiron t’i nxjerrin vetes punë.
“Për mua është e ditur se Gjykata Kushtetuese nëse nuk dëshiron t’i nxjerrë vetes punë, e ka punën shumë të kollajshme, ajo do vi në kundërshtim me vetveten përveç se me Kushtetutën me çfarëdo solucionesh të tjera të cilat do të mbanin anën e Presidentit, i cili më dërgoi 5 letra”, tha Kurti në RTSH.
Kurti ka thënë se është i bindur që nuk do të ketë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve të reja në Kosovë.
“Unë jam i bindur që nuk do të ketë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve të reja”, tha Kurti.
Kurti po ashtu ka deklaruar se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe se opozita nuk e la të punon dhe e rrëzoi nga pushteti










