Kurti, Vuçiq, Borrell e Lajçak, a pritet të ketë marrëveshje nga takimi i sotëm në Burksel?

Në Bruksel është duke vazhduar ende takimi trepalësh ndërmjet Kosovës, Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu BE-ja ka publikuar dhe pamjet para fillimit të takimit trepalësh.

Ndryshe mediat në Serbi duke u thirrur në burime kanë thënë se nuk ka përafrim për ndonjë marrëveshje për çështjen e targave ilegale, dhe se presidenti serb Vuçiq ka kundështuar propozimin e BE-së.

Nga pamjet e publikuara kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në disponim të mirë para takimit bilateral me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu